Për ju vajzat kurioze, shikoni fustanet që do të veshë Meghan Markle ditën e martesës

 

Lidhja, fejesa, tashmë edhe dasma janë temat kryesore kur flitet për princin Harry dhe Meghan Markle. Çifti do të kurorëzojë në martesë lidhjen e tyre të të dashurisë majin e vitit të ardhshëm.

Mediat ndërkombëtare kanë filluar të shkruajnë për shoqërueset e nuses, për fustanet, për çdo detaj që pritet të ndodhë në ceremoninë mbretërore.

Një nga gjërat që ka më shumë kuriozitet të shihet; janë fustanet e nuses. Stilisja nga Izraeli Inbal Dror, ka përgatitur 3 skica për fustanet që do të veshë aktorja në atë ditë të rëndësishme.

Në skicë fustanet duket sikur i përshtaten trupit të Meghan. Nga ana tjetër janë edhe brenda rregullave të familjes mbretërore. E theksojmë këtë fakt pasi disa herë Meghan dhe i fejuari i saj kanë thyer protokollin.

 

Leave a Reply

© 2018 Fresh Caffe · Crumbs Theme by WPCrumbs