E mbani mend “Mimoza llasticën”? Sot jeton në Zvicër dhe ja si duket (FOTO)

 

“Pse ma ke lëpirë gjalpin”? E mbani mend Mimozën e vogël Llasticë. Aktorja që fitoi zemrat e të gjithë shqiptarëve me filmin për fëmijë, Zhaklina Dhimojani, sot jeton në Bernë të Zvicrës së bashku me bashkëshortin e saj jurist dhe vajzën e saj Alexa.

Ajo tashmë është shkëputur nga bota e kinemasë dhe ka marrë një drejtim komplet tjetër, duke punuar fillimisht si përkthyese në zyrën Federale të Refugjatëve në Itali dhe më pas e angazhuar si organizatore e koncerteve me muzikë klasike në Zvicër.

Është nënë e një vajze të quajtur Alexandra, e cila duket se ka trashëguar mjaft nga bukuria e së ëmës.

Ato kanë krijuar jetën në Bern të Zvicrës, ku vajza Alexandra është bërë e njohur falë pjesëmarrjes në spektaklin e bukurisë “Miss Bern”. Bukuroshja 21-vjeçare madje është krahasuar me aktoren Angelina Jolie, nga paraqitja fizike

Leave a Reply

© 2018 Fresh Caffe · Crumbs Theme by WPCrumbs